E mërkurë, 7 Tetor 2026 Film TV deri në 00:31 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Pas 102 vitesh, hapet për herë të parë një xhami në Selanik, besimtarët falin Namazin e Fitër Bajramit

Në Selanik u hap sot për herë të parë pas 102 vitesh një xhami.

Autoritetet lokale në qytetin e Selanikut zgjodhën që të inagurojnë Xhaminë e Yenit në festën e Fitër Bajramit. Me lindjen e diellit, besimtarët myslimanë në Greqi shkuan sot në xhami për të falur Namazin e Fitër Bajramit.

Reklamë

Namazi u krye në gjuhën arabe, më pas pati një predikim në arabisht dhe greqisht.

Reklamë

Vendimi i rrallë për një vend ortodoks si Greqia, për hapjen e xhamisë u mor nga Sekretariati i Përgjithshëm i Besimeve Fetare në Greëqi.

Imami që drejtoi namazin është zgjedhur nga shteti grek, shkruan CNN në Greqi. Ai  është me origjinë nga egjipti dhe quhet Taha Abdelgalil.

Imami ka  nënshtesëi greke dhe është anëtar i komitetit fetar të xhamisë islame në Athinë./vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë