E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Pas 10 vitesh single, Charlize Theron kërkon publikisht partner

Charlize Theron është një nga aktoret më të bukura në botë, po ashtu edhe ndër më të suksesshmet. Kur vjen puna tek lidhjet me meshkuj, 43-vjeçarja i ka habitur të gjithë me një deklaratë të dhënë së fundmi. Ajo u shpreh se ka 10 vite që është beqare, megjithëse para 4 vitesh ajo u përfol për një lidhje me Sean Penn.

 

Për më tepër bukuroshja kërkoi gati në ‘dëshpërim’ që dikush ta nxjerrë nga ‘tregu’ i beqareve. “Jam shumë e lirë, jam beqare, dikush duhet të më marrë”,-tha Charlize për ‘Entertainment Tonight’. Kujtojmë se pak muaj më parë Theron u përfol për një lidhje me Brad Pitt, të cilën e mohoi në mënyrë kategorike./ Tring

Vazhdo të lexosh

Reklamë