Shkodra është tronditur këtë të martë (18 shkurt) nga një ngjarje e rëndë, ku një 45-vjeçare Anila Ndoka, u plagos me plumb në kokë nga partneri i saj, Kolë Manaj.
45-vjeçarja është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Lexo edhe :
Related Posts
Kolë Manaj, partneri i saj ka humbur jetën pasi qëlloi edhe veten. Anila Ndoka është nënë e 3 fëmijëve dhe bashkëjetonte me Kolë Manaj prej 5 vitesh.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 11:15, në lagjen “Mark Lula”, janë gjetur në një automjet, shtetasi K. M., 34 vjeç dhe shtetasja A. P., me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.
Shtetasi K. M. ka humbur jetën, ndërsa shtetasja A. P. është dërguar në spital, në gjendje shumë të rëndë.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për rastin.
Nga veprimet e para rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri. Në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
/vizionplus.tv