Subscribe

Rreperi i njohur nga Kosova, Gent Fatali, po i përjeton këto ditë karantine larg të dashurës së tij e cila ndodhet në Gjermani.

I ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites” ai u shpreh se komunikon me të online dhe se karantina ia ka shtuar mallin për partneren e tij.

 “E shoh(partneren) ja, si ju shoh juve. Me Skype, Whatsapp, Viber, kështu aplikacionesh.

Nuk di ç’të them, por karantinimi ka të mirat e veta, sepse rritet malli”, u shpreh rreperi.

Pak kohë më parë Gent Fatali ka bërë publike marrëdhënien me Rozafa Zefin, e cila është e motra e këngëtares Loredana. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *