E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Partizani vetëvritet, fitore dramatike e Skënderbeut ndaj Teutës

Një ndeshje spektakolare është zhvilluar në Korçë, mes Skënderbeut dhe Teutës. Vendasit kanë mundur durrsakët me rezultatin 3-2, në një takim që pati 5 gola, emocione dhe kartona. Skënderbeu kaloi në avantazh me anë të Bregut në minutën e 19-të.

 

Por, gëzimi i korçarëve nuk zgjati shumë, kjo për shkak se Kallaku për 6 minuta ka barazuar. Në fundin e pjesës së parë, Dita me anë të një penalltie ka kaluar sërish në epërsi Skënderbeun dhe e ka çuar të qetë ekipin në dhomat e zhveshjes. Pjesa e dytë nisi direkt me gol, kjo pasi Çyrbja me një goditje brenda zonës ka barazuar shifrat.

 

Reklamë

Skënderbeu vazhdoi në sulm, humbi dy raste me Mensah dhe Bregun, por nuk gjeti dot golin. Në minutën e 74-të ishte Bregu, i cili shënoi të dytin personal dhe të tretin e skuadrës së tij, me një goditje të saktë me të majtën. Në fundin e takimit, Koliçi ka bërë heroin, pasi ka pritur penalltinë e Kallakut. Kështu Skënderbeu ka shkuar në kuotën 32 pikëve në vendin e shtatë , ndërsa Teuta mbetet me 35 në vendin e pestë.

 

Ndërkohë Partizani u ndal në një barazim shtëpiak 2 me 2 kundër Bylis duke qëndruar tani 6 pikë pas Tiranës së vendit të parë. Të kuqtë nuk e fituan dot ndeshjen ndonëse shkuan deri në shifrat 2 me 0. Tani derbi do të jetë jetik për të kuptuar nëse Partizani do të qëndrojë në lojë për titullin apo jo.

Vazhdo të lexosh

Reklamë