Partizani luan sot aktin e dyte ne perpjekje per te vazhduar endrren e champions league te ketij sezoni. Te kuqte do te perballen ne oren 19:00 ne Baku ne sfiden e dyte te vlefshem per raundin e pare  eleminator te turneut prestigjioz .

Te kuqte moren nje barazim pa gola  ne Selman Stermasi , nje rezultat qe ne dukje nuk i favorizon edhe pse tekniku Lerda ka deklaruar se skuadra e tij do te beje gjithcka  per te mare kualifikimin .

Ashtu sic eshte pare edhe nga stervitjet e fundit ,trajneri italian i ka keshtuar me shume vemendje fazes mbrojtjese por edhe penalltive .

Kampionet e Shqiperise mund te kualifikohen edhe me nje barazim me gola ndersa ne pjesen e 11 metershave kualifikimi vendoset  nga fati .

Duket se trajneri i ri do ti besoje formacionit te sfides se pare ku 9 nga 11 lojtaret jane te paprekshem .

Partizani pritet ta nise qe nga minuta e pare  ne nje skeme 4-3-3 me Hoxhen ne porte , Ibrahimi, Bitri, Belica dhe Hakaj ne mbrojtje , Mala, Telushi dhe Melo ne mesfushe ndersa ne fazen ofensive Asani, Mensah dhe Çinari .

Me te gjitha gjasat dy prurjet e reja ne merkato Braun dhe Solomon mund te kene minutazh ne pjesen e dyte .

Ne rast te nje kualifikimi per ne fazen tjeter Partizani do te perfitoje nga Uefa  edhe nje shume prej 380 mije euro shtese .Takimi do te drejtohet nga nje treshe gjyqtaresh me kryesor moldavin Dumitru Muntean .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *