Pas një prezantimi mbreselenes ne Champions League, Partizani do te luaj sot nje ndeshje teper te rëndësishme, ne përpjekje per te kapur fazën ne grupe te Uefa Europa League. Por per te kaluar deri këtu, te kuqte u duhet te kalojnë pengesën Krasnodar, me te cilet do te përballen ne takimin e pare te raundit te play-off-it ne Rusi.

“Shpresojmë te dhurojmë nje ndeshje te bukur, vijmë me entuziazmin e madh per ta luajtur pozitivisht këtë takim. Shanset per kualifikim? Partizani do te tregoje se është nje skuadër dhe luan si skuadër, duhet te jemi kompakte dhe te gjithë lojtaret te japin maksimumin. Nuk mendoj se ndonjë skuadër hyn ne fushe per te humbur, jemi te vetëdijshëm qe përballe kemi nje kundërshtar mjaft te forte, por ne do te luajmë shanset tona”.

Sormani pritet te hedhe ne fushe një formacion me Hoxhen ne porte, Ibrahimi Krasniqi, Arapi, Vila, Ramadani, Fili, Trashi, Batha, Torasa dhe Ekuban. Ndryshimi i vetëm është pozicionimi ne krahun e majte te mbrojtjes se Emiliano Viles. Ndërkohe per te motivuar lojtaret per kalimin ne fazën e grupeve, Presidenti i Partizanit ka deklaruar nje premio prej 1 milionë eurosh ne rast kualifikimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *