Subscribe

Partizani do te luaje sot takimin e kthimit për play-off-in e Uefa Europa Lige kundër Krasnodar. Nisur nga humbja e thelle 4 me 0 ne Rusi ne takimin e pare, me shume gjase kjo do te jete ndeshja e fundit ne Europe e te kuqve per kete edicion, përpara se te nisi zyrtarisht kampionati shqiptar. Ne kampin e Partizanit janë te vetëdijshëm per forcën e rivalit dhe me shume sesa tek mrekullia e kualifikimit, mendojnë te dhurojnë një paraqitje ndryshe nga ajo paraqitje e dobët ne Rusi. Sa i takon formacionit, largimi i arapit ne mbrojtje do te mbushet nga aktivizimi i Fejzullahut ndërsa Emiljano Vila pritet te rikthehet ne pozicionin e tij natyral si mesfushor i djathte.

Adolfo Sormani: Ndaj Krasnodarit sigurisht do të duhej një mrekulli të kualifikoheshim , por më shumë se të besojmë tek mrekullitë ne duhet të besojmë në forcën tonë, të punojmë fort pasi vetëm kështu mund të arrijmë gjëra positive..dëshirojmë të tregojmë që jemi një skuadër dhe tifozët tanë të jenë krenar për skuadrën që mbështesin. Fakti është që luajmë ndaj një ekipi shumë cilësor , por shpresojmë që nesër të ruajmë ekuilibrat në fushë dhe të dhurojmë paraqitje pozitive siç edhe kemi bërë ndaj kundërshtarëve të tjerë në Evropë.

Por ndryshe nga kolegu i tij, tekniku i Krasnodar Oleg Kononov ka habitur jo pak me deklaratën e tij, duke thene se kualifikimi per skuadrën e tij ne fazën e grupeve te Europa Lige nuk është vendosur ende megjithe fitoren 4 me 0 ne ndeshjen e pare. Me gjase kjo është edhe metode e trajnerit te ruseve për te mbajtur skuadrën e karikuar për te shmangur ndonjë tjetër humbje apo paraqitje te dobët, si ajo e pak ditëve me pare ne kampionat kundër Spartak Moske, qe ishte e para ne kete sezon te ri per Krasnodar.

Oleg Kononov: E kam theksuar edhe pas takimit që zhvilluam në Rusi , skuadra e partizanit luan fort dhe ushtron presion tek kundërshtari. Nuk mendojmë aspak që jemi të kualifikuar. Partizani është një skuadër që luan dhe të vë në vështirësi. Asgjë nuk është mbyllur deri në përfundim të takimit të nesërm. Ne kemi ardhur për të luajtur mirë dhe për të fituar, por gjithsesi do respektojmë kundërshtarin. Të gjithë lojtarë titullarë do zbresin nesër në fushë.

Sfida mes Partizanit dhe Krasnodarit do te luhet ne orën 19 e 30 ne stadiumin Elbasan Arena dhe do te gjykohet nga danezi Jakob Kehlet ndërsa masat e sigurisë se policisë do te jene te larta, aq sa ne xhepat e tifozëve nuk do te lejohen as monedhat dhe çelesat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *