Partizani nuk do të mund të bëjë merkato dhe për të paktën dy sesionet e ardhshme. Lajmin e ka bere të ditur vetë faqja zyrtare e klubit e cila sqaron vendimin e CAS-it për klubin e kuq.

Dënimi i marrë nga FIFA disa muaj  më parë për ceshtjen e futbollistit Çinari është lënë në fuqi dhe nga gjykatae arbitrazhit sportiv.

Kjo për shkak të trasnferimit të gabuar të  futbollistit Çinari në verën e 2018.

Lojtari u transferua nga Vllaznia te Alaves në Spanjë dhe derdhia e shumës në një llogari false duket se penalizoi dhe  klubin kryeqytetas qe  po vuan tani pasojat.

Partizani  mund të shesi lojtarë, por nuk mund të blejë apo të marri në huazim lojtarë të rinj.

Kujtojmë se pervec bllokimit të merkatos për dy sesione, të kuqtë janë gjobitur  me 80 mijë euro, ndërsa futbollisti Çinari me katër muaj pezullim nga aktiviteti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *