Partizani do të marre pjese në vend të Skënderbeut në raundin e dyte kualifikues të Ligës se Kampioneve. Vendimi është marre nga UEFA, pasi Gjykata e Arbitrazhit Sportiv rrezoi ankesën e Skënderbeut ndaj UEFA që e kishte dënuar për shkak të fiksimit të ndeshjeve. Futbollistët e skuadrës së Partizanit e mësuan lajmin, ndërsa ndodheshin në Bratislavë për të luajtur kundër Slovan Bratislava. Me kete vendim nenkampionet do te duhet te kthehen ne Shqipëri per te luajtur takimin e pare kundër Ferenc Varosh të Hungarisë me 12-13 korrik. Pas nje jave zhvillohet dhe ndeshja e kthimit. Me herët CAS vendosi qe te le ne fuqi vendimi e UEFA, e cila e kishte dënuar me nje sezon mos pjesëmarrjeje ne kupat e europes, pas nje hetimi per fiksim te ndeshjeve. Palet kishin rene dakord per nje procedure te përshpejtuar arbitrazhi ne seancën e 4 korrikut.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *