Pas vendimit të Komisionit të Disiplinës, i cili vendosi të dënonte me dy ndeshje pa tifoze klubin e Partizanit në lidhje me banderolën raciste që u hap në ndeshjen me Skënderbeun, ka ardhur dhe reagimi të kuqëve.

 

Në një postim në faqen zyrtare në “Facebook”, klubi i të kuqëve e cilësoi vendimin si një maskaradë me shumë ngjyrime të shëmtuara.

 

Klubi “demave”, shprehet gjithashtu se komisioni i disiplinës se po i jep qëllimisht kartonin e kuq Partizanit vetëm e vetëm për të ushqyer një politikë të mbrapshtë që nuk ka lidhje me futbollin.

 

“Zotërinj të nderuar të komisionit të disiplinës, që jeni mbledhur me urgjencë për të dhënë kartonin e kuq e paralajmëruar, po bëni një gabim të madh që shpallni fajtor klubin Partizani për të ushqyer një politikë të mbrapshtë dhe dashakeqe që nuk ka asnjë lidhje me sportin dhe misionin e tij, për të bashkuar dhe kurrë për të ndarë. Po ndërmerrni një dënim kolektiv për një vepër të disa personave që më së paku nuk kanë lidhje me klubin dhe tifozerinë tonë, për te mos aluduar për skenarë të tjerë dashakeq…”

 

Sakaq, klubi i Partizanit nuk I kurseu as sulmet në drejtim të FSHF.

 

“Duke e përgëzuar FSHF-në, për mbajtjen e një linje me klubin tonë rreth distancimit ndaj incidentit të banerit, ju bëjmë me dije se ky institucion është po aq përgjegjës, deri sa lejon dhe liçenson stadiume të tilla të cilat mesa duket do mbeten bosh….”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *