E enjte, 1 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Partizani kampion pas 26 vitesh, Tirana në ethe

Partizani është rikthyer në majën e futbollit shqiptar pas 26 vitesh.

 

Reklamë

Të kuqtë arritën të mbyllin sezonin 3 javë para përfundimit të kampionatit dhe këtë e bënë fare mirë në derbin kundër Tiranës.

 

Partizani mposhti Tiranën me rezultatin 2 me 1 falë dopietës së shënuar nga Eraldo Çinari.

 

Në minutën e 32 Çinari kaloi të kuqtë në avantazh por bardheblutë reaguan shpejt dhe në të 40 barazuan shifrat me Grecën që përfitoi pas një gabimi në mbrojtjen e të kuqëve.

 

Me fillimin e të dytës ishte sërish Çinari ai që shënoi golin e dytë dhe që i dha zyrtarisht titullin kampion të kuqëve.

 

Por derbi I kryeqytetit duket se krahas emocioneve pozitive tek kampi I të kuqëve ka shtuar ankthin në kampin bardheblu pasi Tirana rrezikon rrënien pasi e ndajnë vetëm dy pikë nga zona e ftohtë.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë