Subscribe

Nuk ka Champions Lige per Partizanin kete sezon, por vetëm plej of i Uefa Europa Liges. Skuadra e Sormanit ka rezistuar gjate pa pësuar ne Salzburg, por nuk arriti te rrezikoje portën e austriakeve dhe po nuk shënove do te pësosh thotë nje rregull i pashkruar i futbollit. Eksperienca e individualiteteve te Salzburgut goditi demat e kuq nga Tirana ne minutën e 75 me ane te Sorianos. Wanderson i vuri vulën rezultatit ne minutën e 81 dhe Salzburgu shkon per te 8 vit rresht ne plejoffin e Champions Liges. Por Partizani nuk është vetem ne plejofin e Uefa Europa Lige. Se bashku me te do te jene edhe emra te mëdhenj qe jemi mësuar rëndom t’i shohim ne fazen e grupeve te Uefa Champions League. Shakhtjor Donjeck është mundur 2-0 ne Berne nga Jang Bojsat vendas me dy gola te Juja Kubo brenda 5 minutave ne pjesën e dyte, duke barazuar kështu rezultatin e ndeshjes se pare. U deshën penalltitë dhe ukrainasit humben dy me Fred dhe Rakitskin, ndersa zviceranet vetem nje me shqiptarin Hadergjonaj. Nje emër tjeter i madh është Olimpiakos qe u mund 1-0 ne Izrael nga Hapoel Beer Sheva. Te dyja ndeshjet i vendosi nje gol i vetëm i shënuar ne minutën e 79 nga Tzedek per vendasit. Edhe Anderlehti mjaftohet me plejoffin e Uefa Europa League. Megjithe rezultatin pozitiv te ndeshjes se pare ne Rusi 2-2 ndaj Rostovit, ne ndeshjen e kthimit belget u munden ne shtëpi nga ruset. Noboa ne minutën e 28 dhe Azmoun ne te 47 kaluan ne plejoffin e Champions nenkampionet ruse. Edhe Fenerbahce nuk ka mundur te shfrytëzoje fitoren 2-1 ne Stamboll te nje jave me pare. Monako ka fituar ndeshjen e kthimit 3-1 dhe vazhdon me tej. Dy here Germain dhe nje here Falkao me penallti zhvleftësuan edhe golin e Emenikes duke e rrezuar nenkampionen e Turqisë ne Uefa Europa League. Ajaksi i Amsterdamit ka fituar ne Selanik kundër Paokut vendas ndeshjen e kthimit 1-2 megjithëse ndeshja e pare ne Amsterdam mbyllej ne barazim 1-1. Edhe pse u ndodhen ne disavantazh qe ne minutën e 4 pas golit te Anastathiadhis, holandezet barazuan me klasën dhe shënuan golin e fitores dhe te kualifikimit dy minuta para fundit me te njëjtin lojtar. Edhe Selltiku me mjaft mundim ka arritur te kualifikohet me ane ted y penalltive te shndërruara ne gol, ndërkohe qe Astana per 90 minuta rezistoi ne barazim 1-1. Shorti hidhet te premten ne Nion dhe skuadrat do te mësojnë kundërshtaret e tyre te fundit përpara fazes se grupeve ne te dy kompeticionet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *