E enjte, 24 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Malltezi mbetet në “arrest shtëpie”, Gjykata refuzon kërkesën e tij për ndryshimin e masës

Dhëndri i ish-kryeministrit, Sali Berisha, Jamarbër Malltezi do të mbetet i izoluar në shtëpi.

Ndryshe nga ish-kryeministri, gjyqtarja Flojera Davidhi që liroi Berishën, nuk e pranoi kërkesën e Malltezit për ndryshimin e masës.

Dhëndri i ish-kryeministrit u arrestua tetorin e vitit të shkuar nën dyshimet se ka kryer korrupsion dhe pastrim parash me privatizimin e ish- kompleksit sportiv Partizani.

SPAK thotë se Malltezi shfrytëzoi pushtetin e vjehrrit të tij, Sali Berishës, i cili nxori akte nënligjore në favor të privatizimit të ish- kompleksit.

Reklamë

Të pestë të pandehurit e dosjes “Partizani”, ku përfshihen dy biznesmenët, Fatmir Bektashi dhe Xhimi Begeja, bashkë me noteren Andia Pustina do të përballen të hënën me Gjykatën Antikorrupsion.

Në 16 dhjetor pritet që Gjykata të dalë me një vendim nëse dosja do të kalojë apo jo për gjykim, do të kthehet mbrapsht për plotësim hetimesh apo do të pushohet totalisht./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë