E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Partizani fiton sfiden e titullit, Teuta humb shansin e madh

Partizani arriti të një fitore të madhe kundër Teutës në Durrës në një duel direkt për titullin kampion. Të kuqtë fituan 1 me 0 duke shkuar në kuotën e 62 pikëve, aq sa ka edhe Teuta.

Por për shkak se skuadra e Partizanit ka avantazhin e ndeshjeve direkte, të kuqtë mbajnë tashmë vendin e parë dhe dy ndeshje para fundit janë shumë pranë titullit kampion.

Teuta nuk mundi të shfrytëzojë një shans të artë për të rrëmbyer titullin para kohe, duke gabuar rëndë në shtëpi.

Cinari ishte heroi i kryeqytetasve me golin e shënuar në pjesën e parë.

Reklamë

Javën e ardhshme Partizani luan kundër Vllaznië në Tiranë ndërsa në fund shkon në Ballsh kundër Bylis.

Ndërsa Teuta luan kundër Lacit javën që vjen dhe e mbyll në fund kundër Apolonisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë