Partitë e vogla, jepen premtimet e fundit për zgjedhësit
Partia Socialdemokrate ka mbyllur fushatën elektorale në funksion të zgjedhjeve të 25 Qershorit. Kryetari Skënder Gjinushi deklaroi se në legjislaturën e ardhshme PSD do të jetë krah socialistëve për të ndërmarrë reforma të rëndësishme.
Kryetari republikan Fatmir Mediu, vijoi fushatën zgjedhore në takimin me banorë të Kamzës. Ai theksoi se programin ekomomik i të djathtës së bashkuar garanton rimëkëmbjen e ekonomisë së familjeve shqiptare, përmes uljes së taksave.
Kryetari i LIBRA Ben Blushi ka premtuar se një ndër çështjet e para me të cilat do të merret në legjislaturën e ardhshme, do të jetë zgjedhja e problemeve të pronës. Ai tha se do kërkoje abrogimin e ligjit 7501.
Anëtarët e partisë Sfida për Shqipërinë kanë mbështetur punën e mjekëve shqiptarë. Gjatë deklaratës për mediat, Gjergj Bojaxhi, tha se mjekët, kanë bërë gjithçka kanë mundur dhe se problemet e saj vijnë nga politika.
Bojaxhi tha se shëndetësia shqiptare, përfshi mjekët dhe qytetarët, të cilët kanë nevojë për shërbimet mjekësore, varen nga vlerat që do të këtë politika.




