E hënë, 9 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Partitë e reja/ Majko: Krizë opozitare, jo e mazhorancës

Partitë e reja opozitare, sipas ministrit Pandeli Majko, janë një tregues se në opozitë ka krizë.

 

Ai deklaroi për “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus” se as vetë LSI nuk e di realisht marrëdhënien që ka me PD, ndonëse janë deklaruar sikur janë bashkë në opozitë.

 

“LSI është e distancuar me një listë tjetër, hapjen e fushatës zgjedhore PD e bëri vetëm me veten e vet dhe dalja e partive të reja vjen si pasojë e marrëdhënieve të plasaritura. Është një krizë opozitare më shumë sesa një krizë e mazhorancës. Nëse të gjitha këto forca do të ishin të ndërlidhura me njëra-tjetrën, ne do të ishim në pozitë pak më të vështirë.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë