E enjte, 17 Shtator 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Partitë e majta: PD-LSI rikthejnë 1997-ën

Ne kohen kur PD dhe LSI kane mbyllur njëherë e mire kapitullin e mandatave dhe tashme prej gati 3 javësh kane djegur mandatet, Partia socialiste ka thirrur nje tryeze konsultimi me 25 parti te tjera, ku u diskutua mbi situatën ne vend.

 

Me ane te një deklarate te përbashkët, dënohet djegia e mandateve nga PD dhe LSI, pasi është nje veprim qe sipas tyre, synon të dëmtojë rëndë interesat kombëtare, krijon destabilitet dhe rikthen hijet e vitit 1997.

 

26 partitë e mbledhura ne tryeze mbështesin ndryshimet e propozuara ne kodin zgjedhor dhe thellimin e tyre, për të garantuar depolitizim të plotë të të gjithë administratës zgjedhore, pjesëmarrjen e emigrantëve në votime dhe përdorimin e teknologjisë për numërimin elektronik, në një projekt pilot qe në zgjedhjet e 30 qershorit.

 

Duke deklaruar se angazhohen per te ndërtuar një platformë të përbashkët  për një koalicion fitues të zgjedhjeve vendore, ato i bëjnë thirrje partive politike të të gjithë spektrit në vend të respektojnë afatet e regjistrimit në KQZ sipas kodit zgjedhor.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video