Subscribe

Komisioni i ngritur me vendim të Asamblesë Kombëtare, ka përfunduar projektin për ndryshimet statutore. Partia Socialiste, do të ketë një statut krejtësisht të ri. Interes të veçantë paraqet mënyra e zgjedhjes së kryetarit. Drejtuesi i grupit të punës Fatmir Xhafaj, bëri me dije atë çka ishte parashikuar prej kohësh, kryetari i partisë rimandatohet automatikisht,  nëse fiton zgjedhjet politike dhe i nënshtrohet një procesi zgjedhor vetëm kur i humbet ato. I pyetur nëse në Kongresin e 19 marsit do të ketë vendim për zgjedhje direkt nga anëtarësia, Xhafa thotë se kjo do te varet nga  rendi i ditës qe përcakton Asambleja Kombëtare. Në ndryshimet që do t’i propozohen për miratim Kongresit,  parashikohen rregulla mbi vendimmarrjen kolegjiale të partisë, të financimit të saj, si dhe organizimin në bazë të ndarjes së re administrative-territoriale të vendit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *