E enjte, 12 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:59 Në vijim ora 01:59: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Partia Socialiste mbledh Asamblenë Kombëtare

Partia Socialiste do të mbledhë të shtunën Asamblenë Kombëtare. Mësohet se punimet  do të hapen në orën 10:00 me një mesazh të kryeministrit Rama. Më pas Asambleja do të dëgjojë një raportim  mbi performancën e qeverisë, pas analizave të zhvilluara nga PS dhe grupi i saj parlamentar me çdo ministër të kabinetit qeveritar.

 

Koordinatorja kombëtare, Elisa Spiropali do të raportojë për ecurinë e bashkëqeverisjes me qytetaret. Gjithashtu gjatë Asamblesë një pjesë e posaçme do ti kushtohet dhe performancës së pushtetit lokal.

Vazhdo të lexosh

Reklamë