Te hënën partia socialiste do ti drejtohet gjykatës kushtetuese për here te pare qe prej vitit 2013. Çështja qe mazhoranca do te godasë ne këtë gjykate është përplasja mes presidentit dhe qeverise për dekretimin e Sander Lleshajt ne postin e ministrit te brendshëm.

 

Vete kryeministri Edi Rama pak dite me pare ne emisionin “Real Story” sqaroi se vendimi i gjykatës është i nevojshëm për te sqaruar kompetencat qe kryetari i shtetit ka ne lidhje me ministrat, duke skicuar kështu rrugën ku duhet te ecin presidentet e ardhshëm.

 

Padia e PS edhe pse do te depozitohet nesër do te qëndrojë gjate ne zyrat e Gjykatës Kushtetuese pasi kjo Gjykate nuk do te jete funksionale te paktën deri ne pranverën e vitit te ardhshëm.

 

Aktualisht ne kushtetuese janë vetëm dy gjyqtare, nga 6 qe duhen minimalisht për te shqyrtuar një çështje ne seance plenare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *