Partia Socialiste ka hapur në Korçë fushatën për anëtarësime të reja. Kryeministri Edi Rama e quajti këtë fushate fillimin e një procesi te rëndësishëm.

 

Edi Rama: “Besoj se është një moment i rëndësishëm te paktën për ne shpresoj edhe për ju sepse sapo kemi nisur një fushate brenda PS për te hapur edhe njëherë dyert e partisë dhe për te ftuar te tjerë qe te bëheni pjese e jona. Edhe njëkohësisht një fushate llogaridhënieje te drejtuesve vendor si një faze komunikimi intensive me te gjithë komunitetet për te dëgjuar, për tu dëgjuar dhe për te përgatitur zgjedhjet e ardhshme që janë se shpejti”.

 

Rama nuk ka kursyer as kritikat për kundërshtaret politike, për të cilët është shprehur që me akuzat, shpifjet, kanë krijuar një ndjenje pështirosjeje te njerëzit.

 

“Ne flasim shume, ju dëgjoni shume dhe ajo qe flitet e dëgjohet shume nuk ka lidhje fare me ato qe janë problemet tuaja nga mëngjesi deri ne darke. Akuza, kundërakuza, shpifje, përgënjeshtrime reagime. Ne fund e gjitha kjo krijon një ndjenje pështirosjeje për politiken, ne atë qe është një nga aktivitetet me fisnike qe te njeriu”.

 

Rama ka folur edhe për reformat e ndërmarra nga qeveria,duke theksuar se ende ka probleme në shumë sektor. Sipas tij gjendja nuk është ajo që Partia Socialiste gjeti kur erdhi ne pushtet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *