E hënë, 28 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Partia Socialiste drejt fitores së thellë

Po shkon drejt përfundimit procesi i numërimit te votave per zgjedhjet parlamentare te 25 qershorit. Qarku i Korçës ishte i pari që përmbylli procesin e numërimit të votave. Nga numërimi i votave ne 463 kuti, Partia Socialiste grumbulloi 62 mijë e 787 vota, të cilat prodhuan 6 mandate për këtë force politike, ndërsa Partia Demokratike mori 42 mije e 53 vota, duke fituar 4 mandate. Mandati i 11 dhe i fundit në këtë qark i takoi LSI-se e cila mori 19 mijë e 464 vota dhe përfaqësohet në kuvend me Edmond Panaritin.

 

Procesi i numërimit të votave përfundoi edhe ne qarkun e Dibrës ku u numëruan ne total 259 kuti. Partia Socialiste doli force e parë në këtë qark me 24 mijë  e 715 vota, të cilat u përkthyen ne 2 mandate e po ashtu dy mandate nxori edhe Partia Demokratike, e cila ishte force e dytë me rreth 3 mijë vota më pak sesa socialistet.  Befasia në këtë qark ishte PDIU, e cila mori një mandat deputeti falë 12 e 531 votave të fituara, sikurse 1 mandat prodhoi edhe LSI, afërsisht me të njëjtën numër votash sa edhe PDIU.

 

Ashtu sikurse Dibra, edhe Lezha dhuroi një barazim në numrin e deputeteve që PD dhe PS do të dërgojnë në parlamentin e ri. Nga 7 mandate në total, socialistet morën 3 mandate megjithëse grumbulluan afro 2 mijë vota më shumë sesa demokratet në këtë qark, ndërsa mandati i fundit i shkoi LSI-se, e cila mori rreth 10 mijë vota.

 

Sakaq ne dy qarqe në jug te vendit në Fier dhe Vlore, teksa kanë mbetur edhe pak kuti për t’u numëruar, rezultatet kanë fare pak shanse të ndryshojnë. Në Fier, Partia Socialiste ka përmirësuar rezultatin e 2013, duke u rritur nga 9 ne 10 mandate, Partia Demokratike mori vetëm 4 mandate, ndërsa LSI do të përfaqësohet me 2 mandate. Rezultat shumë i mirë i socialiste edhe ne një tjetër bastion si Vlora, ku arriti të marrë 8 mandate, Partia Demokratike 3 mandate, ndërsa LSI vetëm 1 mandat. Interesant është fakti që sekretari organizator i demokrateve Arben Ristani, i renditur i 4 në listë, nuk do të jetë pjese e parlamentit të ri.

 

Edhe Gjirokastra është një qark që megjithëse ka ende kuti pëtr t’u numëruar, nuk pritet të ketë ndryshime të rezultatit në raport me ecurinë e deritanishme. Partia Socialiste pritet të dërgoje ne kuvend 3 deputete, ndërsa  LSI dhe PD nga 1 deputetet. Edhe në Kukës nuk ka surprize teksa PD do të marrë dy deputet ndërsa PS 1 deputet, teksa interesant është fakti se në bashkinë Kukës si rrallëherë kanë fituar socialistet.

 

Qarqet ku numërimi i votave ecën me ritme më të ngadalta janë Elbasani, Tirana, Durrësi, Shkodra dhe Berati. Sa i takon rezultateve deri në orën 23:00 të së hënës në qarkun Elbasani në mbi 80% të kutive të numëruara, mandatet ndahen ne 7 për PS, 3 për PD, 2 për LSI dhe dy për PDIU. Në Durrës në rreth 83% të kutive të numëruara, PS merr për momentin 8 mandate, PD 4 mandate dhe LSI 2 mandate. Në këtë qark është një garë shumë e fortë për mandatin e 14 dhe të fundit mes këtyre tre forcave politike. Beteje e fortë votë për votë për kryesimin edhe ne qarkun Shkodër, ku deri pak para mesnatës ishin numëruar 345 kuti nga 421 ne total e ku  për vetëm një grusht votash PD po mbron mandatin e 5,  në garë të fortë me PS e cila ka 4 mandate. PSD përfaqësues nga Tom Doshi merr 1 mandat dhe është për momentin force e trete, ndërsa LSI gjithashtu merr një mandat. Në Berat janë numëruar mbi 70% e votave dhe pritet të mos kete surpriza në raport me rezultatin e deritanishëm ku PS ka 45 mandate, LSI 2 dhe PD 1 mandat.

 

Qarku Tirane gjithashtu ka ende rreth 3900 kuti për të numëruar teksa PS deri tani ka marrë 17 mandate, PD 11 mandate, LSI 5 mandate dhe PDIU 1 mandat. Në këtë qark gjithashtu është e hapur për një mandat mes të gjitha këtyre partive. Në bazë të ecurisë së deritanishme të numërimit pritet që procesi të përfundoi plotësisht mesditën e së martës.

Vazhdo të lexosh