Partia Republikane nuk do të nxjerrë kandidate të vetet në zgjedhjet lockale te 14 majit.

 

Vendimi u mor nga strukturat e PR gjatë një takimi të zhvilluar në lidhje me aksionin politik dhe qëndrimin që kjo forcë politike do të mbajë mbi përplasjet e brendshme në PD për mënyrën sesi do të shkohet në zgjedhjet lokale.

 

Fatmir Mediu në fjalën e tij tha se Partia Republikanë do të mbështesë një kandidat të vetëm.

 

Pavarësisht nga kompozioni në opozitë, ne nuk do të nxjerrim kandidatë për t`i bërë sfidë kandidatit kryesor. Cdo kandidat që do të dilte në krahun e djathtë, përvec një kandidati, do të ishte kontribut për pushtetin e Edi Ramës dhe këtë situatë katastrofë në Shqipëri.
Prandaj do të ketë një kandidat të vetëm.

 

Opozita, shtoi Mediu,  duhet patjetër të ndërtojë polin moral për atë që është më e mira, vlera më e mirë e shoqërisë shqiptare.

 


Opozita po ashtu duhet të bashkojë të gjithë historinë e saj,  të jetë krenare për atë që ka bërë, por mbi të gjitha të dijë të vlerësojë edhe kontributet e vjetra, duhet të kapitalizojë sic thashë më parë, arritjet që kemi në NATO, liberalizimin e vizave, pavarësinë e Kosovës, zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor dhe energjitik të këtij vendi. Të vlerësojë veprimet që kemi bërë të drejta dhe të përpiqet të shmangë gabimet që kemi bërë.Të gjithë ne së bashku, brenda duhet të mbajmë barrën si opozitarë, të bashkojmë shqiptarët duke i ofruar zgjidhjet, idetë dhe vizionin dhe duke bërë pjesë të veprimit tonë politik, të rinj dhe të reja në mbarë Shqipërinë, por dhe një netëork të fuqishëm në Kanada, në Britani, në Europë dhe SHBA.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *