E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Partia Nisma, Pano Soko: Synojmë elektoratin gri!

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, themelues i Nisma Thurje deklaroi se gjatë këtyre zgjedhjeve synon elektoratin gri.

Ai shton se tashmë partitë e vjetra nuk e kënaqin oreksin e një shoqërie që po emancipon.

“Partitë e vjetra në Shqipëri, tashmë nuk e kënaqin oreksin e një shoqërie që po emancipon nga dita në ditë, edhe për shkak të kontakteve, nevojës për demokraci, ushqyer edhe nga krizat. Dhe kjo ka qenë spuntoja e parë, që zgjoi kureshtjen e shumë individëve për ta parë ofertën e munguar sot të politkës, nga partitë e vjetra, e cila që nga 2017-ta vazhdon të tkurret dhe më. Vazhdojnë njerëz të pakënaqur, qoftë me sjelljet e njërës palë, qoftë me sjelljen e palës tjetër. Dhe në këtë prizëm, kjo është masa gri, shkon diku në 30% në përmasat reale, aktualisht, të mbetet e papërfaqësuar.”

Më shumë video

Reklamë