Subscribe

Kreu i Partis së Lirisë, Ilir Meta në mbledhjene Kryesisë tha se Partia e Lirisë ka sakrifikuar disa herë për të mbrojtur opozitarizmin e vërtetë dhe pluralizmin.

 

Sipas tij shkatërrimi i pluralizmit dhe opozitës mbetet qëllimi I kësaj qeverie.

 

Meta u shpreh se Mosveprimi i drejtësisë në kohë ndaj aferave më të mëdha po i krijon mundësi qeverisë të grabisë qindra million euro.

 

“Shkatërrimi i pluralizmit dhe opozitës mbetet qëllimi I kësaj qeverie. Korrupsioni i shfrenuar është sistemik dhe nuk mund të jetë përgjegjësi individuale  e drejtuesve të institucioneve.

 

Situate është dhe më e rëndë epiqender e këtij korrupsioni sistemik është te zyra e kryeministrit aktual. Mosveprimi i drejtësisë në kohë ndaj aferave më të mëdha po i krijon mundësi qeverisë të grabisë qindra million euro.  Përgjegjësitë bien mbi opozitën për rikthim të ligjshmërisë në vend. PL duhet të luajë rolin si opozitë e vendosur e udhëhequr nga 9ingeresi kombëtar. Afera e inceneratorëve është e njohur botërisht. Partia e Lirisë ka pasur dhe do të ketë raport parimor me çdo faktor tjetër opozitar. Ne kemi sakrifikuar disa herë për të mbrojtur opozitarizmin e vërtëtë dhe pluralizmin.”, tha Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *