Subscribe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njeh ligjërisht partinë e drejtuar nga Ilir Meta si forcën më të madhe të opozitës.

 

Komisioneri Ilirjan Celibashi ka përcaktuar sot partitë politike që kanë të drejtë të propozojnë anëtarët e komisionit zonal të administrimit zgjedhor për betejën elektorale për bashkinë e Kukësit duke vendosur se PS do të propozoje 3 anëtarë, Partia e Lirisë 2 anëtarë dhe një anëtar Partia Demokratike.

 

Statusi i ri i Partisë së Lirisë si partia kryesore e opozitës buron nga rezultati i zgjedhjeve të 14 majit, ku koalicioni Bashkë Fitojmë u rendit i dyti.

 

 

ILIRJAN CELIBASHI

KOMISIONERI SHTETEROR I ZGJEDHJEVE

“Ky si subjekt ka një numër votash të tillë që e bën atë të pretendojë të drejtë për të propozuar anëtarët e KZAZ si parti politike e opozitës që ka marrë më shume vota në zgjedhjet vendore.”

 

Sipas Kodit Zgjedhor si moment referimi për përcaktimin e peshës së secilës forcë politike janë zgjedhjet e fundit lokale dhe në betejën e 14 majit koalicioni “Bashkë Fitojmë” në votën për këshillat bashkiake u rendit i dyti pas Partisë Socialiste.

 

Pavarësisht se forca kryesore e këtij koalicioni ishte Sali Berisha dhe demokratët që e mbështesin, për shkak se Berisha ligjërisht nuk ka parti të gjitha përfitimet i merr partia e lirisë.

 

Ndërkaq për herë të parë në 30 vite Partia Demokratike renditet forcë e tretë pasi në 14 maj ajo mori 7.7% të votave.

 

Por edhe pse  pranon se u rendit e treta në zgjedhjet lokale,  partia demokratike  e drejtuar nga Lulzim Basha kërkon që të përllogariten votat e Partisë se Lirisë brenda koalicionit dhe pastaj të bëhet vlerësimi se kujt i takon statusi i partisë së parë të opozitës.

 

REZART KTHUPI

PERFAQESUES LIGJOR, PD

“Pd ne raport me koalicionin bashkë fitojmë është subjekti i 3 zgjedhor, problem është që numri i komisionarëve që caktohen nga partitë politike varen nga raporti i votave të partive politike dhe ajo që kundërshtoj unë është logjika mbi të cilën KQZ merr si të mirëqenë që të gjitha votat e koalicionit janë vota të partisë politike. “

 

Rezultati i zgjedhjeve  të 14 majit do të ndikojë gjatë në peshën ligjore të partive politike dhe garancitë që ofron kodi elektoral për to.  Në raport me zgjedhjet e ardhshme parlamentare partia demokratike do të ruajë statusin e forcës kryesore të opozitës pasi si pikë referimi merren zgjedhjet e vitit 2021 kur demokratet nuk ishin përçarë.

 

Por në raport me zgjedhjet lokale të vitit 2027 të gjitha përfitimet që lidhen me fondet e komsionerët i merr partia e lirisë  pasi koalicioni “bashkë fitojmë” u rendit i dyti në betejën e 14 majit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *