Vazhdojnë reagimet në lidhje me fjalimin e Ramës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.

 

 

Partia e Lirisë, nëpërmjet sekretarit të Përgjithshëm, Tedi Blushi i ëshjtë përgjigjur deklaratës së mëhershme të kryeministrit  Edi Rama.

 

 

Përmes një reagimi në Facebook, Blushi shkruan se Rama është bllokuesi kryesor i integrimit të vendit në BE dhe faqeziu i kufijve të Kosovës.

 

 

Blushi shprehet gjithashtu se tezat që Rama prezantoi në KiE, janë të gatuara në Serbi.

 

Reagimi i plotë i Tedi Blushit: 

 

“Tregtari gjakprishur dhe faqezi i kufijve të Kosovës, bllokuesi kryesor i integrimit europian të vendit, është i zhytur shumë thellë në axhendën e fëlliqur antikombëtare. Ndaj e shohim dhe në rolin e zëdhënësit të qarqeve më antishqiptare.

Tezat e tij famëkeqe kundër Kosovës (kombi kosovar, mosnjohja e genocidit dhe quajtja konflikt humanitar apo operacion ushtarak) që prezantoi para Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Europës, të gatuara në Beograd me mbështetjen e Rusisë, nuk përbëjnë asnjë surprizë për çdo shqiptar patriot dhe të ndershëm!

Bojkotimi që iu bë në Strasburg nuk mbulohet dot me insinuata që nuk trembin më as Lulin.

Koha e Llogaridhënies po afron!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *