E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Partia e Liries s’ka dashur hapjen e dosjeve”/ Rama ironizon në Kuvend

Kryeministri Edi Rama teksa ka folur për hapjen e dosjeve, nuk ka kursyer edhe dozat e ironisë ndaj opozites.

 

Nga Foltorja e Kuvendit, ai tha se votimi do zbulojë nëse shtetasi I.M është ai që u shkon mendja të gjithëve apo jo.

 

Reklamë

Rama deklaroi se që nga viti 2015, të gjithë viktimat e persekutuar të komunizmit mund të tërheqin dosjet e tyre.

 

Duke perdorur sarkazmen, Kryeministri tha se Partia e Liries apo Liria e Partisë nuk është prezente në seancë, pasi nuk do hapjen e dosjeve.

 

“Dëshiron ti ta dish kush është shtetasi I.M, mbase është ai ose mbase nuk është ai. Të çlirohemi të gjithë nëse shtetasi I.M nuk është ai që të gjithë i shkon mendja. Pse të mos e hapim. Ndërkohë që ka që në vitin 2015 që pa përjashtim të gjithë viktimat e persekutimit komunist të shkojnë të marrin dosjen e tyre. Dhe ata ka edhe një kufizim që hiqet sot, që kanë të bëjnë me deklasifikimin e dokumenteve sekrete. Pse nuk vjen këtu Partia e Liries dhe Liria e Partisë? Sepse nuk e kanë dashur kurrë hapjen e dosjeve sepse kanë dashur që sa më shumë hije të vijnë vërdallë”

Vazhdo të lexosh

Reklamë