Subscribe

Pas 10 vitesh në detyrë, lideri hollandez më jetëgjatë deri më tani, Mark Rutte ia ka dalë të rrëmbeje mandatin e katërt në krye të qeverisë.

 

Zgjedhjet e 17 marsit, raporton Vizion Plus, u konsideruan si referendum mbi masat e ndërmarra ndaj pandemisë, ndërsa pjesëmarrja arriti në nivelin e 82.6 për qind. Kryeminsitri Rutte premtoi se katër vitet e ardhshme do ti dedikohen rimëkëmbjes nga kriza e shëndetit publik.

 

MARK RUTTE

KRYEMINISTER I HOLLANDES

“Qytetarët hollandezë i kanë dhënë partisë sime një votë të madhe besimi. Kjo na shtyn të bëjmë cështë e mundur për tia dalë mbanë përballë sfidave më të cialt po përballemi. Jo gjithçka ka shkuar mirë në 10 vitet e fundit. Por sigurisht që çështja kryesore në tryezë është se si të rindërtojmë vendin pas padnemisë,  duke ecur përpara. Kam energji edhe për dhjetë vjet të tjera.”

 

Procesi i votimit në kushtet e distancimit social, zgjati tre ditë.

 

Qeveria e fundit e Mark Rutte dha dorëheqjen në janar, për shkak të një skandali të mashtrimit me fondet e mirëqenies së fëmijëve. Vendi ka parë edhe protesa masive kundër kufizimeve të cilat shpesh janë kthyer në dhunë.

 

Holanda ka në fuqi orën policore gjatë natës dhe ndalimin e tubimeve publike gjatë ditës. Si rezultat, fushata zgjedhore u zhvillua kryesisht përmes debateve televizive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *