Partia Lëvizja për Ndryshim, e Jozefina Topallit, u regjistrua në gjykatë.

 

“Vizion Plus” ka siguruar vendimin e gjykatës, që i hap rrugën partisë së Topallit të garojë në zgjedhjet e 25 prillit.

 

Jozefina Topalli ka mbledhur më shumë se 5 mijë firma dhe Gjykata e Tiranës ka zyrtarizuar partinë më të re në skenën politike shqiptare, Lëvizja për Ndryshim.

 

Deri në zgjedhjet e brendshme që do të zhvillojë kjo parti, Topalli do të jetë përfaqësuesja politike e saj.

 

Pas këtij vendimi pritet që Jozefina Topalli të fillojë fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

 

Pritet që Topalli e Astrit Patozi të garojnë në një koalicion të përbashkët në betejën e zgjedhjeve parlamentare.

 

Ish-kryeparlamentarja e prezantoi disa ditë më parë subjektin e ri politik. Duke mbledhur rreth vetes te rinjtë, ka vendosur të jete përballë jo thjesht kryeministrit Edi Rama e Ilir Metës, por edhe Lulzim Bashës, i cili drejton partinë ku ajo ishte pjesë për më shumë se dy dekada.

 

Për të folur më shumë rreth partisë së saj, por edhe lidershipin e PD, Topalli do të jetë e ftuar sonte në emisionin “Quo Vadis”, me Pranvera Borakajn, në orën 21.00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *