Partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) e Gjermanisë po shqyrton mbajtjen e një referendumi për daljen e Gjermanisë nga Bashkimi Evropian nëse ajo vjen në pushtet, tha bashkë-drejtuesja e AfD, Alice Weidel.

Në një intervistë me Financial Times, Weidel e quajti referendumin e Brexit në Mbretërinë e Bashkuar gjënë e duhur për t’u bërë, duke theksuar se është një model për Gjermaninë, që njerëzit mund të marrin një vendim sovran të tillë.

Siç theksoi ajo, një qeveri e partisë së saj do të kërkonte të reformonte BE-në dhe deficitin e saj demokratik, duke përfshirë kufizimin e kompetencave të Komisionit Evropian, një “ekzekutiv i pazgjedhur”, siç e quajti ajo.

“Por nëse reforma nuk është e mundur, nëse dështojmë të rivendosim sovranitetin e vendeve anëtare të BE-së, duhet t’i lëmë njerëzit të vendosin, siç bëri Mbretëria e Bashkuar,” shtoi Weidel.

“Ne mund të bëjmë një referendum për “Dexit”, daljen e Gjermanisë nga BE”, tha ajo. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *