E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Partia Demokratike zyrtarizon koalicionin opozitar

Partia Demokratike ka zyrtarizuar këtë të martë koalicionin opozitar, ku pjesë e tij do të jenë partitë kryesore të opozitës që kërkojnë zgjedhje të lira e të ndershme pa Edi Ramën Kryeministër.

 

Pjesë e këtij koalicioni janë LSI, PR, LZHK, PBDNJ, PAA, PDK dhe PDIU.

 

Reklamë

Informacionet paraprake bëjnë me dije se kjo është dhe një ndër pikat kryesore të marrëveshjes për krijimin e koalicionit opozitar.

 

Koalicioni synon krijimin e një qeverie tranzitore që do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme dhe do t’i hapë rrugë drejtësisë për të ndëshkuar ata politikanë që janë faktuar se kanë blerë zgjedhjet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë