Subscribe

Me 117 vota pro, asnjë kundër dhe 3 abstenime të Fatmir Mediut, Agron Dukës dhe Vangjel Dules, parlamenti votoi për t’i hequr imunitetin ish zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

 

Në seancën e posaçme u diskutua kërkesa e SPAK për arrestimin e Ahmetajt, por që në nisje të saj kryeministri Rama zgjodhi të largohej.

 

Ndërsa Ish-kryeministri Sali Berisha propozoi që në mungesë të ish-zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj, pyetjeve t’u përgjigjej kryeministri Rama.

 

SALI BERISHA

ISH-KRYEMINISTER

 

 “Në mungesë, për shkak të arratisë së zëvendës kryeministrit i cili duhet të ishte në këtë sallë për t’iu përgjigjur pyetjeve në respekt të parlamentit, të drejtësisë, të qytetarëve shqiptarë, unë propozoj që të gjitha pyetjeve t’i përgjigjet bosi i tij Edi Rama. Ndaj thirreni këtu t’i bëjmë pyetje.”

 

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi tha se pd e ka denoncuar kohë më parë aferën e inceneratorëve ndonëse drejtësia veproi tani. Ai gjithashtu bërë përgjegjës të drejtpërdrejtë Kreun e qeverisë duke kërkuar që pjesë e hëtimevë të jetë edhe Edi Rama.

 

GAZMEND BARDHI

DEPUTET I PD

 

“Me ndihëm e Edi Ramës dhe Ahmetaj me përfshirjen e një numri të konsiderueshëm të ministrave të Ramës, këta dy zotërinj fillojnë të marrin paratë tona për të ndërtuar inceneratorin për djegien e mbetjeve, që sot pas 7 vitesh janë jashtë funksionit. PD e ka denoncuar këtë aferë duke nisur nga viti 2018, po kryeminitri, ministrat deputetë e PS jo vetëm nuk na dëgjuan por filluan të na sulmonin, tallnin, të na intimdonin. Pa asnjë dyshim, pjesë e këtij hetimi do duhet të jetë koka e aferës, ai është kryeministri Edi Rama. Pa ndihmën e Ramës as Ahmetaj dhe ministrat e kësaj qeverie nuk mund të miratoheshin 17 vendime brenda ditës.”

 

Nga ana tjetër Deputeti socialist, Arben Pëllumbi iu përgjigj Gazment Bardhit duke i thënë se ai mbajti qëndrim politik dhe se përmendi kryeministrin Rama ndonëse emri i tij nuk eshte në dosje.

 

ARBEN PELLUMBI

DEPUTET I PS

 

“Bardhi s’bëri asgjë tjetër, veçse mbajti qëndrim politik. Nuk jemi as gjykatë as prokurorë për të dhënë vendime. Kemi para një raport të paraqitur nga organi i akuzës i cili duhet të ndeshet në gjykatë me personin nën hetim dhe gjykata është i vetmi organ që duhet të jap vendimin final. Deri në atë stad ne duhet t’i njohim prezumimin e pafajësisë. Ne nuk jemi këtu për të dhënë verdikte politike, përmendi plot emra, përmendi shumë herë kryeministrin e vendit, që në raportin e SPAK nuk ekziston gjëkundi”,

 

Pas votimit të parlamentit, SPAK e ka rrugën e lirë për arrestimin e Ahmetajt, i cili ndodhet jashtë shtetit. Pritet qe pas konfirmimit zyrtar të latrgimit të tij, Ahmetaj të shpallet në kërkim ndërkombeëtar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *