E martë, 10 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Parlamenti voton qeverinë “Rama 2”

Pas 22 orë debati të gjatë, Parlamenti votoi kabinetin e ri qeveritar.

 

Votimi u parapri nga përplasja mes kryeministrit Rama dhe kryeopozitarit Basha. Ndërsa shefi i mazhorancës përsëriti gatishmërinë për dialog me opozitën, lideri i opozitës e refuzoi atë.

 

Reklamë

Imazhi i Shqipërisë në kancelaritë ndërkombëtare, ishte një nga çështjet ku Rama e Basha u përballën.

 

Kryeministri nuk hezitoi të akuzonte opozitën se në debatin politik për programin e qeverisë nuk ofroi asnjë alternativë.

 

Ndërkohë që Basha, përsëriti akuzat për lidhje të qeverisë me krimin.

 

Rama i dha përgjigje edhe akuzave të opozitës për zgjedhjen e Gramoz Ruçit si kryetar parlamenti.

 

Por, një përgjigje kryeministri e kishte rezervuar edhe për të LSI-në.

 

Debati per programin e qeverise përfshiu ne diskutime 118 deputete nga te gjitha forcat parlamentare.

Më shumë video

Reklamë