Subscribe

U zhvillua kete te hene seanca e posaçme ne Kuvend per te votuar dekretet e Presidentit Begaj per shkarkimin dhe emerimin e ministrave te rinj te Keshillit te Ministrave.

 

Kuvendi miratoi shkarkimin nga detyra te Frida Krifces, Evis Kushit, Ogerta Manastirliu, Edona Bilalit, Delina Ibrahimajt, Milva Ekonomit dhe Olta Xhackes.

 

Po ashtu parlamenti me shumice votash votoi emerimin e emrave te rinj ne postet ministrise.

 

Igli Hasani , ministri i ri per Europen dhe Punet e Jashtme mori 74 vota pro ndersa Arbian Mazniku minister i Pushtetit Vendor mori 73 vota pro.

 

Me shumice votash gjithashtu, Kuvendi i Shqiperise miratoi dekretin e Presidentit Begaj per Anila Denaj si ministre e Bujqesise, Ogerta Manastirliu si ministre e Arsimit dhe Sportit, Delina Ibrahimaj si ministre e Shtetit per Sipermarrjen dhe Klimen e Biznesit si dhe Albana Kociu ministre e Shendetesise.

 

Po ashtu Parlamenti miratoi doreheqjen nga detyra te drejtorit te AMF, Ervin Mete i cili eshte propozuar per te mbajtur detyren e Ministrit te Financave dhe Ekonomise./ Votimi ne parlament i emrit te tij si minister do te behet ne nje seance tjeter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *