E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 35 minuta më parë
Sociale

Parlamenti voto pro Arben Shehut, zgjidhet në krye të KLSH-së

Arben Shehu është zgjedhur me 108 vota pro Kryetar i ri i Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Shehu, i cili u propozua nga presidenti Ilir Meta si kandidat për kreun e KLSH-së, u zgjodh këtë të enjte nga Parlamenti, duke i dhënë votat e nevojshme.

Pas votimet, kreu i ri i KLSH-së ka bërë betimi dhe ka falenderuar deputetët për “besimin”.

Sipas Presidentit, Shehu plotëson të gjitha  kushtet dhe kriteret ligjore për t’u emëruar në këtë pozicion.

Ai ka lindur në Shkodër në vitin 1980.  Ai është diplomuar në vitin 2002 si jurist  në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës ndërsa ka përfunduar në vitin 2005 edhe masterin. Në vitin 2011 ka marrë gradën shkencore “Doktor i Shkencave Ligjore” në fushën e krimit të organizuar dhe legjislacionit ndërkombëtar. 

Vazhdo të lexosh

Reklamë