E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Parlamenti vendos për arrestimin ose jo të Tahirit

Parlamenti voton sot për arrestimin ose jo të Saimir Tahirit. Alibeaj dhe Manja kane prezantuar raportet qe Këshilli i Mandateve i dërgoi Kuvenditpër  ish ministrin e brendshëm.

 

Sikurse u evidentua edhe nga deputeti Manja, dokumenti i hartuar nga ligjvenesit  e shumicës argumenton vendimin e PS pse nuk duhet dhënë leja për arrestimin e Tahirit.

 

Reklamë

“Mungesa e provave, nxitimi i organit të akuzës për të kërkuar dhënien e autorizimit për arrestimin ose heqjen e lirisë së deputetit Saimir Tahiri, dy ditë pasi ka regjistruar procedimin penal dhe emrin e tij në regjistrin e çështjeve penale, krijon bindjen se në këtë stad të hetimeve që ka kryer prokuroria, ka sfond politik.”

 

Ndërkohë, Alibeaj argumentoi se pse kërkesa e Prokurorisë është e drejte dhe duhet votuar pro arrestimit te Saimir Tahirit.

 

 “Shkeljet penale që deputetit i atribuohen, në mënyrë të qartë nuk janë të bazuara në motive politiko-partiake dhe as kanë për qëllim shqetësimin, apo intimidimin e deputetit ,apo ndikimin e mandatit të tij. Nga vetë deputeti ,as nuk u pretendua një motiv i tillë politik.

 

Gjate dites parlamenti do te votoje për heqjen e imunitetit te Saimir Tahirit, por votimi është i hapur dhe 74 votat e socialisteve janë bere publike se do ti japin leje prokurorisë vetëm për kontrollin e shtëpisë dhe jo arrestimin e tij.

Vazhdo të lexosh

Reklamë