Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
05 August 2026
Vizion fokus

“Ishte tmerr, nuk kisha ku të fshihesha”, u plagos...

Pritet marrëveshje për Hormuzin, mund të firmoset brenda të...

Tragjedi në Florida/ I mbeti koka e bllokuar në...

Rusia godet me raketa Kievin, 17 të vrarë dhe...

“Rama i jep 8.5 milionë euro Beqirit”, Berisha: Kompania...

Dosja “Epstein” rikthehet në qendër të vëmendjes, kryeministri i...

Flakët “përpijnë” pyjet në Shqipëri, avioni i parë zjarrfikës...

Shpërthen vullkani Fuego në Guatemalë, evakuohen mbi 1,600 persona

Kush mban përgjegjësi për fluksin e lartë të emigrantëve...

Emocionuese/ Një lagje e tërë në festë për djalin...

Parlamenti spanjoll refuzon nismën për njohjen e Kosovës

27 Qershor 16:56

Me 25 vota pro, 293 kundër dhe 27 abstenime, ligjvënësit spanjollë kanë refuzuar një nismë për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Spanja.

Nisma u paraqit para Parlamentit spanjoll nga partia Junts per Catalunya (Së bashku për Katalonjën), që udhëhiqet nga Carles Puigdemont, dhe disa ditë më parë u mbajt edhe një debat parlamentar për të. Në letrën që kjo parti dorëzoi në Parlament, ishte përmendur vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë e cila në vitin 2010 kishte deklaruar se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Gjithashtu ishte përmendur fakti se Kosova njihet nga më shumë se 100 shtete.

“Refuzimi spanjoll për ta njohur një shtet që shfrytëzoi të drejtën legjitime për vetëvendosje është një pengesë për politikën evropiane të integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Dhe ky refuzim është një faktor destabilizues në këtë zonë, në një kontekst të shënuar nga luftë në Ukrainë të cilën kjo pjesë e Evropës e përjeton me ankth të veçantë”, thuhej në propozim.

Spanja është një nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që ende nuk njeh pavarësinë e Kosovës. Arsyeja kryesore për mosnjohjen e shtetit të Kosovës nga ana e Spanjës besohet se lidhet me qëndrimin spanjoll karshi aspiratave të rajonit verilindor të saj, Katalonjës, që të pavarësohet.

Ky rajon ka pasur disa përpjekje të pasuksesshme që të ndahet nga Spanja, ndërsa Madridi zyrtar e ka kundërshtuar ashpër këtë lëvizje./rel

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Kosova Spanja

Nga e njëjta kategori

Rëndohet qarkullimi në Shkodër, shkak kthimi i emigrantëve dhe rritja e numrit të mjeteve

më shumë...

“Ishte tmerr, nuk kisha ku të fshihesha”, u plagos nga droni rus, tregtari ukrainas flet nga shtrati i spitalit: Gruaja iku me vrap

më shumë...

Rritet numri i turistëve në Shkodër, 20 % më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar

më shumë...

Pritet marrëveshje për Hormuzin, mund të firmoset brenda të mërkurës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

2:24

Rëndohet qarkullimi në Shkodër, shkak kthimi i...

2:22

“Ishte tmerr, nuk kisha ku të fshihesha”,...

2:07

Rritet numri i turistëve në Shkodër, 20...

2:02

Pritet marrëveshje për Hormuzin, mund të firmoset...

1:53

Tragjedi në Florida/ I mbeti koka e...

1:49

Cilat ngjyra do ju mbajnë më freskët...

1:22

Ishte shpallur në kërkim për kultivim të...

1:19

Vjen në Shqipëri avioni i parë zjarrfikës,...

1:10

Kremi kundër diellit, cilët janë përbërësit e...

12:52

Rusia godet me raketa Kievin, 17 të...

12:51

Monitorimi i check up dhe dializës, Sala:...

12:33

“Rama i jep 8.5 milionë euro Beqirit”,...

12:23

Zjarr në pyllin me pisha në Selenicë...

12:13

Arsyeja/ Ja pse i kontrollojmë telefonin partnerit/es

11:38

Dosja “Epstein” rikthehet në qendër të vëmendjes,...

11:29

Meghan Markle feston 45-vjetorin, surprizon ndjekësit me...

11:27

Flakët “përpijnë” pyjet në Shqipëri, avioni i...

11:25

Shpërthen vullkani Fuego në Guatemalë, evakuohen mbi...

11:19

Kush mban përgjegjësi për fluksin e lartë...

11:09

Emocionuese/ Një lagje e tërë në festë...

Më të klikuarat

  • Igli Tare grabitet në tren në Romë, policia arreston autorin...
  • Fund tragjik i kërkimeve për bashkëshortin e ministres itali...
  • “Kur fati të troket 2 herë në jetë”, hodhi gabimisht biletën...
  • DETAJE/ Vrasja e të riut shqiptar në Itali, ish e dashura e...
  • Horror në Greqi, djali mban trupin e babait të vdekur në fri...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.