Subscribe

Parlamenti ka miratuar këtë të hënë ndryshimet ne qeveri.

Kryeministri Edi Rama shkarkohet nga posti i ministrit të Punëve të Jashtme, me 95 vota pro, 2 vota kundër dhe 2 janë abstenim.

Në krye të kësaj ministrie është emëruar Olta Xhaçka me 94 vota pro, 4 kundër, 1 abstenim. Po ashtu, me 94 vota pro është miratuar në postin e ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Seanca e jashtëzakonshme u kërkua nga kryeministri Edi Rama, me qëllim shqyrtimin e dekreteve të shkarkimit dhe të emërimit të ministrave.

Kuvendi i Shqipërisë e nis sesionin e ri parlamentar më 18 janar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *