Subscribe

Nisja e sesionit te ri te Parlamentit i është dedikuar reformës ne drejtësi. Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ne listën e sfidave per këtë vit ka vendosur reformën zgjedhore e zbatimin e ligjit per dekriminalizimin, por sipas tij prioriteti kryesor i parlamentit do te jete reforma ne drejtësi. Reforma ne drejtësi ka dominuar edhe fjalimin e Edi Palokes ne emër te opozitës, një fjalim ku nuk munguan akuzat se kryeministri Edi Rama po përpiqet te shfrytëzoje këtë reforme për te kapur sistemin e drejtësisë, ashtu siç nuk mungoi edhe thirrja per zgjedhje te parakohshme. Ndërsa kryetari i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi zgjodhi një qasje ndryshe ne këtë seance te pare te parlamentit. Ruçi listoi sukseset dhe dështimet e sesionit te kaluar, ku pjesën me te madhe te dështimit e mban sipas tij opozita. Prej disa vitesh kampet politike shmangin debatet ne séance e pare te sesionit dhe si rezultat mbledhja e deputeteve zgjati vetëm 30 minuta dhe u votuan me konsensus kalendari trejavor i punimeve te parlamentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *