E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Parlamenti në “shtetrrethim”, protestuesit e “Astirit” përplasen me policinë

Forcat e rendit kanë marrë masa të larta sigurie në ambjentet përreth parlamentit të Shqipërisë, për shkak të zhvillimit të protestes së radhës te opozitës.

Uniformat blu kanë vendosur një perimeter sigurie përreth godinës së parlamentit për të shmangur fillimisht cdo incident në hyrjen e deputeteve në seancën parlamentare.

Në fakt deputetet kanë përdorur një hyrje dytësore për tu future në parlament dhe jo nga hyrja kryesore aty ku janë të vendosur pjesa më e madhe e protestuesve të PD-LSI.

Ndërkohe forcat e rendit kanë pasur një përplasje të vogël për pak caste me protestuesit e “Astirit” të cilët kanë tentuar të kalojnë nga pedonalja drejt hyrjes së parlamentit por nuk janë lejuar nga policia  e cila ka formuar dy kordone për ti ndaluar.

Reklamë

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë