E premte, 25 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Parlamenti miraton sot buxhetin, COVID dhe rindërtimi marrin “pjesën e luanit”

Parlamenti miraton sot buxhetin për vitin  e ardhshëm, një buxhet i cili orientohet tek pandemia e koronavirusit dhe procesi i rindërtimit.

Ky buxhet parashikon nje fond prej 1.2 miliardë lekësh për të rimbursuar paketën e barnave anti-Covid për të gjithë qytetarët që preken nga koronavirusi dhe e marrin mjekimin në shtëpi.

Nga ana tjetër, buxheti parashikon edhe një fond prej 1 miliardë lekë për të mbështetur familjet në nevojë. Ky fond parashikon që për vitin e ardhëm ndihma ekonomike për familjet të dyfishohet.

Këto dy ndryshime janë pjesë e asaj që kryeministri njoftoi pak ditë më parë që mund të konsiderohet paketa e tretë e ndihmës, në mbështetje të njerëzve në nevojë.

Reklamë

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë