E premte, 2 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Parlamenti miratoi Kodin Zgjedhor, Basha: Delet votuan mbylljen e listave, pazar kundër SPAK dhe Shqipërisë

Lulzim Basha ka reaguar pasi Parlamenti miratoi me 106 vota pro Kodin e ri Zgjedhor.

Ai tha se u votua mbyllja e listave në pazarin mes kryeministrit më të korruptuar në Europë dhe ish-kryeministrit të sanksionuar nga SHBA.

Reklamë

Sipas tij, pakti i sapovotuar është një pazar kundër SPAK dhe Shqipërisë.

“Delet votuan mbylljen e listave në pazarin e kryeministrit më të korruptuar në Europë dhe ish-kryeministrit të sanksionuar për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë. Është një pazar kundër SPAK, një pazar kundër Shqipërisë.

Ata janë bashkë, sepse pa njëri-tjetrin nuk qëndrojnë dot në këmbë.

Tani që perdja e revolucionit ra dhe pazari doli në shesh, radhën e kanë qytetarët. T’i ndëshkojmë me votë, t’i japim vendit ndryshimin që meriton”, shkroi Basha në Facebook. /vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë