Dekretet e para që presidenti i ri, Bajram Begaj, do të firmosë janë për ndryshimet në qeveri, të komunikuara një ditë më parë nga kryeministri Rama.

 

Kreu i ri i shtetit pritet të firmosë sot emërimin e Belinda Ballukut si zëvendëskryeministre dhe Majlinda Dhukës, si ministre e shtetit për çështjet që lidhen me integrimin.

 

Me firmosjen e dekreteve, nesër pasdite parlamenti do të mblidhet për të fundit herë për këtë sesion, për të miratuar ndryshimet në qeveri.

 

Më pas Balluku dhe Majlinda Dhuka do të betohen në presidencë.

 

Një ditë më parë, rama shkarkoi nga detyra Arben Ahmetajn, duke ia besuar detyrën e numrit dy të qeverisë, ministres së infrastrukturës dhe energjisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *