Parlamenti kujton vrasjen e 15 deputetëve nga diktatura
70 vite pas vrasjes së 15 deputetëve nga regjimi komunist, parlamentarët shqiptare ende vijojnë betejën politike në emër të antikomunizmit. Në një seancë përkujtimore Kryeministri Rama dhe kryeopozitari Basha u përplasën verbalisht.
E nëse Rama kujtoi se vetëm dy vite më parë, Parlamenti arriti të miratojë një ligj që mundësonte hapjen e dosjeve të komunizmit, Basha foli për ndryshime ligjore.
Për të kujtuar masakrën e 70 viteve më parë, drejtuesja e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit Gentiana Sula, kërkoi bashkëpunimin politik, për zbardhjen e krimeve të komunizmit.
Ligjvënësit shqiptar mbajnë një minutë heshtje në kujtim të masakrës së tetorit 1947, kur regjimi komunist ekzekutoi deputetët opozitarë të kohës.




