E martë, 10 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Parlamenti i Maqedonisë,  pesë ditë seancë  

Deputetët e VMRO-DPMNE mbajtën sërish të bllokuara punimet e kuvendit të Maqedonisë, që deri tani ka dështuar të zgjedhe kryetarin e ri të tij. Edhe në seancën e kësaj të premteje ka pasur replika në distancë mes deputetëve te VMRO dhe atyre të LSDM. Diskutimet janë mbyllur për të vijuar ditën e hene.

 

Ndërkohe, partia shqiptare BDI ka mbledhur në Tetovë kryesinë për të diskutuar për rrugët e daljes nga kriza. Zëdhënësi i saj Bujar Osmani, u shpreh se po shqyrtohen dy pika. Njëra ka të bëjë me mundësinë e daljes nga qeveria teknike, për të parë në këtë mënyrë nëse arrihet tët zhbllokohet situata e krijuar. Pika e dytë janë zgjedhjet lokale, sepse skadimi i afatit të kryetarëve te komunave do të bllokonte situatën edhe në komuna.

 

Reklamë

Sipas disa mediave, një tjetër pikë e diskutimeve është qëndrimi i Lëvizjes Besa, e cila nuk mbështet kandidatin e BDI për kryetar parlamenti, Talat Xhaferi. Nuk dihet nëse BDI do të kushtëzojë pjesëmarrjen e saj ne qeveri me mospjesëmarrjen ne të të kryetarit te Beses, Bilal Kasami.

 

Në ketë situatë Bashkimi Evropian vazhdon të shprehë shqetësimin për krizën në Maqedoni. Ambasadori Samuel Zhbogar tha se BE-ja këmbëngul në formimin e shpejtë të qeverisë që të vijojë reforma. Ai tha se edhe vizita javen e ardhshme e kryetarit të Këshillit Evropian Donald Tusk në Shkup është sinjal i qartë se faktori ndërkombëtar është angazhuar për zgjidhjen e krizës.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë