E premte, 2 Tetor 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Hungaria i “mbyll derën” Suedisë/ Miraton vetëm kërkesën e Finlandës për anëtarësim në NATO

Parlamenti i Hungarisë miratoi aplikimin për anëtarësimin e Finlandës në NATO. Por ende nuk është votuar edhe për bashkimin e Suedisë në aleancën ushtarake.

 

Reklamë

Megjithëse aplikimi finlandez tashmë është miratuar, ai suedez është ende i bllokuar në parlamentin hungarez. Projektligji për pranimin e Finlandës në NATO u miratua me 182 pro dhe gjashtë vota kundër, pasi u shty disa herë.

 

Finlanda dhe Suedia kërkuan t’i bashkohen aleancës vitin e kaluar, në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës. Por ky proces u pengua nga Turqia dhe Hungaria.

 

NATO kërkon që të 30 shtetet të ratifikojnë aplikimet për anëtarësim, me qëllim që të pranohen shtetet e tjera.

 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar më herët se i kishte kërkuar Turqisë dhe Hungarisë që të ratifikojnë të dyja kërkesat. Por presidenti Recep Tayyip Erdogan, ka theksuar javën e kaluar se Turqia do të nisë procesin e ratifikimit të anëtarësimit të Finlandës në NATO, por jo edhe të Suedisë.

 

Ankaraja kundërshton pranimin e Suedisë, pasi sipas saj strehon persona që i konsideron anëtarë të organizatave terroriste.

Vazhdo të lexosh

Reklamë