Të hënën e ardhshme, më 26 shkurt, anëtarësimi i Suedisë në NATO do të hidhet në votim në parlamentin hungarez, sipas një kërkese të bërë sot nga partia në pushtet.

Hungaria është vendi i fundit anëtar i NATO-s që nuk e ka ratifikuar procesin.

“I kërkoj presidentit të Kuvendit të përfshijë në rendin e ditës të mbledhjes së 26 shkurtit votimin përfundimtar për protokollin e pranimit të Suedisë në traktatin e aleancës Atlantike, të cilin ne synojmë ta mbështesim”, tha kryetari i grupit parlamentar në një postim në Facebook, Mate Kocsis.

Në Stokholm, ministri suedez i mbrojtjes Pal Jonsson tha se e mirëpret lajmin.

“Sigurisht që ne e mirëpresim këtë,” tha ai në një konferencë për shtyp, duke iu referuar njoftimit të grupit parlamentar hungarez./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *