Parlamenti gjerman miratoi buxhetin për këtë vit, brenda të cilit do të ndahen 7.6 miliardë euro për ndihmë ushtarake për Ukrainën, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Bundestagut.

Për projektbuxhetin votuan 388 deputetë, kundër 279.

Buxheti i përgjithshëm për këtë vit është 476.8 miliardë euro, ndërsa kreditë e reja aktualisht arrijnë në 39 miliardë.

Më 31 janar, Gjermania dërgoi ndihmë të re ushtarake në Ukrainë.

Paketa përmbante raketa kundërajrore, automjete të gjithë terrenit dhe transportues të blinduar të personelit. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *